Sipas informacionit të komunikuar në njoftimin për shtyp, Policia Rrugore e kryeqytetit bën me dije se gjatë kësaj jave, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë evidentuar dhe ndëshkuar 87 drejtues mjetesh.
17 prej të gjobiturëve, kishin automjete edhe me xhamin e parë parapritës të ërrësuar, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë gjatë drejtimit dhe për rrjedhojë rritjen e mundësisë së përfshirjes në aksidente.
Mes të penalizuarëve përfshihen edhe drejtues mjetesh që përdorin sisteme shtesë zanore dhe pamore, në kundërshtim me normat ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërise dhe rregulloren në zbatim të tij.
Loading...