Policia Rrugore ka bërë edhe njëherë me dije se po vijon kontrolle në çdo cep të vendit për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Në një njoftim për shtyp, ku ka ndarë edhe pamje nga kontrollet, Policia thekson se nuk kanë për qëllim që të vendosin gjoba.
NJOFTIMI I PLOTË:
Radarë, kamera, dronë, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Morina në Rrugën e Kombit dhe Lezhë. Nga Fieri në Vlorë e Sarandë, nga Elbasani në Korçë dhe nga Fieri në Durrës e Tiranë. Jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, jo statik, por me lëvizje. Drejtues mjetesh: Mos fluturoni në rrugë e mos drejtoni mjetin nën efektin e alk olit apo më keq akoma në gjendje të de hur, se kudo ka radarë, dragera kamera, polic rrugor me makina policie e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve.
Shijoni fundjavën, por mos abuzoni me rregullat e qarkullimit, konsumoni alk ol por mos drejtoni mjetin vetë, përdorni mjetet e transportit publik, se Kodi Rrugor ka ndryshuar. Aspak qëllim sasia e gjobave, se ndryshe nuk do t’ju lajmëronim përditë se ku ka radarë, por qëllimi i Policisë është siguria e jetës dhe destinacioni juaj i sigurt!