Kontrollet për sigurinë, policia e Vlorës procedon 41 shtetas

Policia e Vlorës gjatë një jave ka proceduar penalisht 41 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar në flagrancë duke u vendosur përpara përgjegjësisë penale 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 37 shtetas, janë plotësuar 7 kërkesë-padi me qëllim për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Mësohet se nga ana e qarkullimit rrugor janë vendosur 378 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vazhdojnë punën në të gjithë qarkun me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çdo drejtim./atsh

Loading...