Korca nuk gjen qetësi nga tërmetet

Korca nuk gjen qetesi nga termetet.

Dy lekundje te reja me magnitutë 3.1 dhe 3.2 kanë goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës.

Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit.

Lëkundjet kane shkaktuar panik tek qytetarët të cilët janë shprehur se në orën 3:33 të mëngjesit lëkundjet kanë qenë të lehta por paniku qëndron pasi ekziston mundësia që lëkundjet të jenë më të mëdha.

Tërmeti i sotem eshte i dyti pas 24 orëve në Korçë, pasi lekundjet e djeshme shoqëruan me dëme materiale në disa shtëpi në fshatin Gjyras së Devollit.

Loading...