Korçë – Akset kombëtare qarkullimi pa zinxhirë

Në qarkun e Korçës në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

Prefektura e Korçës bën të ditur se “rrugët rurale deri në qendrat e njësive administrative të zonave malore Vithkuq, Lekas, Çlirim, Miras, Dardhas, janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë”.

Njësia administrative Lekas, si dhe disa fshatra të njësisë Moglice nuk kanë energji elektrike dhe pritet që defekti të riparohet sot.

OSHEE njofton se ka rilidhur energjinë me të gjithë familjarët debitorë në këto ditë të ftohta.

Gjatë ditës së sotme qarku i Korçës do jetë i përfshirë nga mot i vranët, i shoqëruar me vranësira mesatare e të dendura. Ngricat do të mbizotërojnë në të gjithë qarkun për shkak të temperaturave të ulëta gjatë gjithë ditës. Reshjet janë ndërprerë, por ka akumulime të dëborës deri në 25 cm.

Era do të fryje në drejtim veri-lindje, me shpejtësi 1-7 m/sec. Temperatura minimale pritet të jetë -4 grade C dhe ajo maksimale -1 gradë C./atsh/

Loading...