Korçë – Dy të pa jetë brenda pak orësh

Tronditet sërish Korça. Gjatë mengjesit të sotshëm ka vrarë veten një person.

Sefedin Zenellari,71 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se 71-vjeçari është i dyshuar si autori i vrasjes së kunatit të tij, Gramoz Nakos i cili u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se kur ka shkuar policia në banesën e tij për ta shoqëruar në lidhje me ngjarjen e djeshme, 71 vjeçari është mbyllur në dhomë dhe ka vrarë veten. Dyshohet se arma qe vrau veten te jete arma qe ka kryer krimin.

Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e djeshme i vrarë në banesën e tij, nga bashkëshortja e tij. Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi.

Nako jetonte prej vitesh në SHBA, e ndërsa mësohet se viktima ishte babai i dy fëmijëve.

Pista ku po hetohet në lidhje me këtë ngjarje është ajo e grabitjes.

Loading...