Korçë – Regjistrohen disa lëkundje termeti

Në Korcë është shënuar lëkundja e tretë në rajonin e korçës pas rënies së dy tërmeteve të njëpasnjëshme pasditën e sotme.

Ende nuk është kofirmuar zyrtarisht se ku ka qenë epiqendra e këtij tërmeti si dhe magnitude e tij dhe gjithashtu momentalisht nuk raportohet se ka sjell dëme në njerëz apo materiale ndërkohë nga raportimet paraprake mësohet se lëkundja ka qenë mjaft e fortë.

Thellësia e tëmetit të parë mësohet se ka qenë rreth 10 km dhe me një magnitudë 3.6 ballë i shkallës rihter dhe ka rënë në lindje të Nikolicës në zonën e Dardhës pranë kufirit me Greqinë ndërkohë që tërmeti i dytë ka rënë në fshatin Drenovë.

Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë 3.9 ballë i shkallës rihter. Epiqendra ka qenë në Jug Lindje të Drenovës në Korçë. Lëkundjet janë ndjerë dhe në fshatin Floq e Qafëzez.

Ndërkohë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ka shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo materiale.

Kujtojmë se kohët e fundit Rajoni i Korçës është prekur herë pas here nga tërmetet të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta material si dhe kanë lënë dhjetra familje në qiell të hapur pasi banesat e tyre janë shembur totalisht ose janë bërë të pabanueshme.

Loading...