Korcë – Shpallen të zhdukur dy minorenë

Komisariati i Policisë Maliq, ka shpallur të zhdukur dy minorenë.

Sipas Policisë, 61-vjeçarja me inicialet Gj.H.,banuese në fshatin Libonik, ka denoncuar se është larguar nga banesa mbesa e saj, 16-vjeçarja me inicialet S.O.

Ndërkohë edhe shtetësja E.L., 44-vjeçe, banuese në fshatin Pojan, denoncon se i është larguar nga banesa djali 17-vjeç me iniciale R.L.

Policia bën me dije se materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.

Deklarata:

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 21. 12. 2018, shtetësja Gj. H., vjeçe 61, banuese në fshatin Libonik, kallëzon se i është larguar nga banesa mbesa, shtetësia S. O., vjeçe 16. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Më datë 21. 12. 2018, shtetësja E. L., vjeçe 44, banuese në fshatin Pojan, kallëzon se i është larguar nga banesa djali R. L., vjeç 17. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. /Albeu

Loading...