Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Tirana ka numrin më të lartë, si qarku që ka më shumë raste, me afro 50% të totalit, me 221 të prekur.
Të shtruar në spital gjenden 21 persona, ndërsa në terapi intensive janë 6 persona. Nga shifrat rezulton se 71 persona janë të vetizoluar.
Shkodra është qarku i dytë më i madh i prekur në Shqipëri, ku ka 47 pozitivë, nuk ka asnjë në terapi intensive, por ka 5 në mjekim spitalor. Të vetizoluar janë 42 shtetas.
Në Durrës gjenden tre persona në terapi intensive, 7 në mjekim spitalor dhe 10 të vetizoluar. Fieri dhe Elbasani janë dy qytetet që kanë me nga një rast në terapi intensive, porse në mjekim spitalor.
Qarqet Dibër dhe Gjirokastër vazhdojnë të jenë të paprekura nga koronavirusi.
Që nga shpallja e pandemisë në këto dy qarqe nuk ka asnjë rast të konstatuar, edhe pse numri i testeve të realizuara është më i ulët në krahasim me qarqet e tjera. Korça, Lezha dhe Elbasani janë qarqet,ku edhe pse ka të prekur fatmirësisht nuk ka rezultuar asnjë h umbje jete.
Në total në vendin tonë janë kryer 3644 teste, pjesa më e madhe e realizuar janë për Tiranën, Shkodrën, Durrësin dhe Fierin.
Nga 433 raste kemi 23 të vd ekur dhe 198 të shëruar e sipas shifrave zyrtare të ditës 11 prill ka një ulje të rasteve dhe kemi të bëjmë me atë që mjekët e specialistët e cilësojnë si stanjacion apo sheshpushimi të raste me Covid-19.