Koronavirusi – Ambasada jonë në Itali: Shqiptarët duhet të…

Ambasada e Shqipërisë në Itali në nje reagimin per situaten nga koronavirusi njofton se gjendja po ndiqet me vëmendje dhe në fakt e cilësojnë si emergjente.

Sipas tyre deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të raportuar për infektimin nga koronavirusi.

Megjithatë sipas tyre informacioni mbi identitetin e të prekurve sipas ambasadës shqiptare në Itali është i rezervuar.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ambasada e Shqipërisë në Itali së bashku me MEPJ dhe Ministrinë tonë të Shëndetësisë, janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë italiane dhe Departamentin e Mbrojtjes Civile të Këshillit të Ministrave për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar.” thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada shqiptare në Itali ka edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane.

“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjences. Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve.

Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situates. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano. Konsullata Përgjithshme Në Bari” thuhet më tej në reagimin e ambasadës.

Loading...