Koronavirusi dhe sëmundjet e zemrës

Lidhja midis sëmundjes kardiovaskulare (të zemrës) dhe virusit COVID-19 është interesante sepse është si një thikë me dy tehe. 

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka sëmundje kardiovaskulare ose faktorë të rrezikut kardiak, të cilat i bëjnë ata të rrezikohen më shumë nga shfaqja e simptomave të rënda nëse infektohen me koronavirus.

Por po zbulojmë gjithashtu se infeksioni me koronavirus mund t’ju vë në rrezik më të lartë për të pasur sëmundje kardiovaskulare.

Në një studim të 191 pacientëve nga Ëuhan, Kinë, u zbulua se 8 përqind e pacientëve të shtruar në COVID-19 kishin sëmundje kardiovaskulare.

Sipas të dhënave të vdekshmërisë të bëra publike nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës, 35 përqind e pacientëve që vdiqën nga COVID-19 kishin tension të lartë dhe 17 përqind kishin \ sëmundje koronare të zemrës. Kjo sugjeron që sëmundja kardiovaskulare mund të rrisë ashpërsinë e simptomave për ata që preken nga koronavirusi, duke rezultuar në shkallë më të lartë të vdekjes.

Ekzistojnë tre grupe kryesore të rrezikut që këta pacientë e sëmundjeve kardiovaskulare mund të kenë:

1.Ju konsideroheni “me rrezik të lartë” nëse keni sëmundje koronare të zemrës. Kjo mund të nënkuptojë që keni pasur atak në zemër, operacion bypass ose anashkalim në të kaluarën. Nëse bëni pjesë në këtë grup, këshillat në Mbretërinë e Bashkuar janë të njëjta me pjesën tjetër të popullsisë, që do të thotë të qëndroni në shtëpi përveç se të dilni për nevoja thelbësore siç janë pazari, marrja e ilaçeve nga farmacia ose bërja e një ore në ditë stërvitje jashtë.

Ju konsiderohet se jeni në grupin “veçanërisht të rrezikut të lartë” nëse jeni mbi 70 vjeç dhe keni sëmundje të zemrës, ose keni sëmundje të zemrës në çdo moshë, por gjithashtu keni sëmundje të mushkërive ose sëmundje kronike të veshkave. Gjithashtu vlen për ata që kanë pasurinfrakt; sëmundje e rëndë e valvulave të zemrës; kardiomiopati; ose sëmundje kongjenitale e zemrës. Përsëri, këshilla nuk do të ishte ndryshe. Duhet të qëndroni në shtëpi përveç daljeve të rëndësishme.
Sidoqoftë, disa pacientë konsiderohen “jashtëzakonisht në rrezikt” dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sugjeron që këta njerëz të mbrohen me kujdes. Kjo do të thotë që duhet të qëndroni në shtëpi gjatë gjithë kohës dhe të minimizoni kontaktin me njerëzit për 12 javë. Konsideroheni jashtëzakonisht të prekshëm nëse keni bërë transplant të zemrës ose nëse jeni shtatzënë dhe keni sëmundje serioze të zemrës.
Është e dokumentuar mirë që COVID-19 mund të shkaktojë pneumoni. Sidoqoftë, problemet kardiovaskulare janë një ndërlikim tjetër që mund të rezultojë nga kontakti me virusin. / Al Jazeera/bota.al

Loading...