Pavarësisht rrezikut të koronavirusit, ekipi i futbollit të Wuhan Zall, qyteti i cili është epiqendra i virusit vdekjeprurës është lejuar të hyjë në Malaga të Spanjës për një turne trajnimi.
Pas ekzaminimeve të para në aeroport stafi dhe lojtarët nuk kanë shfaqur shenja të koronavirusit por do të mbahen nën mbikqyrje nga autoritetet spanjolle.
Në fakt ekipi ishte në trajnim rreth 1 mijë km larg nga Wuhani, pikërisht në Guangzhou kur koronavirusi shpërtheu.
Reagime të ashpra ka pasur në rrjetet sociale nga qytetarët spanjollë duke akuzuar autoritetet por ka qenë tekniku spanjoll i Wuhan, Jose Gonzalez i cili ka thënë se e kupton reagimin dhe ndërgjegjësimin por ata nuk po sjellin virusin.
Ekipi i Wuhan Zall do të qëndrojë deri në mesin e shkurtit në Spanjë dhe më pas do të shihet nëse do të kthehet në Kinë apo jo. Spanja deri tani ka disa raste të dyshuar me koronavirus, dy në Barcelonë, një në krahinën baske dhe një në Malaga por asnjë të konfirmuar. Por shteti ka evakuar 20 spanjollë nga Wuhani.