Maria Rita Gismondo, drejtoreshë e mikrobiologjisë, virologjisë dhe diagnostikimit të departamentit të bio-emergjencave të spitalit Sacco në Milano, deklaron për mediat italiane se koronavirusi është një virus pak më serioz sesa gripi i zakonshëm.
“Ne kemi bërë analizat në laboratorët tanë gjatë gjithë natës. Kampionët e këtij virusi tregojnë se virusi në fjalë është pak më serioz sesa gripi i zakonshëm”, tha ajo.
Drejtoresha e Spitalit thotë se kornavirusi do ta dëmtojë vendin, sidomos nga pikëpamja ekonomike.
“Nuk mund të jemi në alarm. Popullata duhet qetësuar. Koronavirusi, me analizat që kemi kryer është një virus me rrezikshmëri pak më të lartë se gripi. Andaj duhet të jemi të qetë”, u shpreh drejtoresha e spitalit Gismondo.
Postimi në “Facebook” i drejtoreshës të Spitalit në Milano Maria Rita Gismondo:
Më duhet shkurtimisht t’ju shpjegoj se përse nuk duhet të ketë panik midis nesh:
Janë dhënë informacione për publikun e gjithnjë nga OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë.
Vëzhgimet e mia kanë qenë dhe mbeten shkencore.
Masat qeveritare që ndërmerren nuk më takon mua t’i komentoj, dhe pë të siguruar njerëzit që janë në panik, qeveria jonë po ecën shumë mirë në masat që ka marrë.
Unë e dua kritikën e shëndoshë, por neveris tonet ofenduese, veçanërisht nga kolegët nga të cilët do të prisja këshilla dhe krahasime konstruktive dhe për të mirën e njerëzve.
Unë do të vazhdoj të bëj për shkencën, atë që kam bërë deri më sot. Unë i kam kushtuar një jetë hulumtimeve dhe shëndetit të njerëzve, askush nuk do të më ndalojë.