Koronavirusi i merr babain Francesco Tottit

Infektimi nga koronavirusi i merr jetën edhe Enzo Tottit, babai i futbollistit Francesco Totti. Ai ishte shtruar në spital në Spallanzani.

Ai luftonte me sëmundje të tjera pasi vuante nga problemet me zemrën dhe diabeti.
Pengesa e fundit, të cilin nuk mundi që ta kapërcente, ishte virusi që u përhap në fund të vitit 2019.

Për të gjithë, Enzo Totti ishte “sherifi”. Ai kishte një një sens të shkëlqyer humori dhe aftësi për të buzëqeshur në çdo betejë.

Ai iu përcoi dy djemve të tij, Francesco dhe Riccardo dashurinë për familjen dhe atë për futbollin, duke zgjedhur që të mos dalë kurrë në skenë.

“Ne qëndrojmë prapa skenës, por nëse Francesco ka nevojë për ne, ne jemi gjithmonë atje për të.”

Loading...