Koronavirusi i merr jetën shqiptarit që jetonte në Londër

Pas infektimit nga koronavirusi, ka ndërruar jetë edhe një shqiptar nga kosovar që jetonte në Londër.

Bëhet fjalë për Naser Ramadanin, i cili ishte nga qyteti i Ferizajt.

Lajmi u bë e ditur përmes një postimi në rrjett sociale nga Driton Tali, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

“Me pikëllim e morra lajmin për vdekjen e Naser Ramadanit (Baba).

Komuniteti ynë në Londër, me vdekjen e “Naser Babës”, humbi njërin nga njerëzit më pozitiv, të hareshëm dhe të dashur.

Ngushllime familjes dhe miqëve.”- shkruan Tali.

Loading...