Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare nga Kosova, ku koronavirusi iu ka marrë jetën dy vëllezërve brenda tri ditësh. Lajmin e hidhur e ka dhënë deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, i cili ka njoftuar se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë në një diferencë prej tri ditësh nga njëri-tjetri.
Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë, pasi i vdiq edhe vëllai Agroni. Deputeti i PDK-së, i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin, e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe. Ndërkohë, familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar se dy vëllezërit kanë vdekur nga Covid-19.
Njoftimi i plotë
Lajm i rëndë
Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni.
Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.
Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.
Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.
Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.