Koronavirusi-Ja sa vjeç është viktima më e re në moshë në Itali.

Një i ri 38-vjeçar, vdiq sot në mëngjes në spitalin në Manerbio (Brescia), ku ai ishte transportuar me urgjencë ditën e shtunë, sepse kishte ethe dhe probleme me frymëmarrjen. Ai vuante edhe nga disa kufizime të tjera shëndetësore.

Viktima është më i riu në moshë që ka vdekur në Itali prej koronavirusit.

Ai frekuentonte “Cooperativa Il Gabbiano” në Pontevico, qendra ku kishte ishte shfaqur rasti i parë i infeksionit në provincën e Brescias, një arsimtar 51-vjeçar i cili ishte shtruar në spital dhe më pas u kthye në shtëpi në gjendje të mirë.

38-vjeçari iu nënshtrua një analize e cila konfirmoi praninë e virusit, dhe atëherë situata e tij u përkeqësua edhe më tej edhe për shkak të problemeve të mëparshme të frymëmarrjes.

Loading...