Koronavirusi jeton deri në tri ditë, ja sipërfaqet ku qëndron më gjatè

Studiuesit kanë përmbledhur fazat e jetëgjatësisë së koronavirusit në disa periudha të caktuara.

3 orë.
Me sa dihet deri më tani, ky është harku kohor në të cilin koronavirusi mund të mbijetojë dhe të infektojë në formën e spërklave, edhe pse nuk kemi ende prova që një kollitje e vetme mund të shkaktojë infeksion.

Deri në 72 orë.
Studimet tregojnë se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqet e forta dhe të shndritshme deri në tre ditë. Këtu futen të gjitha objektet plastike, ato me xham, si dhe materialet metalike si inoksi dhe çeliku. Koronavirusi nuk “parapëlqen” objektet në bakër, element nga i cili zhduket pas “vetëm” 4 orësh.

Virusi humb forcën e tij me kalimin e orëve, por është mirë mos të preken materiale të tilla në ambiente publike, dhe në qoftë se kjo ndodh, mos të preket fytyra para se të lahen mirë duart.

Deri në 24 orë.
Materialet poroze, si letrat, kutitë e kartonit, por edhe rrobat, shpesh herë mendohet se mbajnë më shumë papastërtitë, por e vërteta është që nuk e favorizojnë virusin, që zhduket pas një dite nga këto sipërfaqe. Gjithsesi, edhe në këto raste, mbeten këshillat e thëna për materialet plastike.

Jetëgjatësia e virusit që ka prodhuar pandeminë përkthehet normalisht në një seri normash që mund të merren në përditshmërinë tonë, edhe kur ajo është e kufizuar.

Kur shkoni në dyqan, mbani gjithmonë me vete produkte antibakteriale, jo të gjitha dyqanet e kanë në dispozicion të klientëve. Kur paguani, edhe pse materiali plastik i kartës së kreditit mund të mbajë gjatë virusin, sërish është e vështirë që të preket nga njerëz të tjerë, dhe këshillohet kundrejt kartëmonedhave dhe monedhave.

Ushqimet në kuti nuk kanë probleme po u dezinfektua pakoja, ndërkohë që rekomandohet që frutat, edhe ato që qërohen, të lahen shumë mirë përpara.

Në dyqanet që kryejnë shërbim në shtëpi, preferoni paketimet poroze, pra me karton dhe letër dhe jo pakot plastike, duke shmangur sa të jetë e mundur personat që ofrojnë shërbimin, dhe që hynë në kontakt me shumë njerëz.

Kini kujdes me gjeste që nga momenti që kryen në mënyre automatike, nuk mendohen si të rrezikshme. Butonat e ashensorëve, mbajtëset metalike, aparatet e tharjes në banjot publike, janë të gjitha potencialisht të rrezikshme./a2 cnn

Loading...