Koronavirusi mbërrin në Siçili

Ka rezultuar pozitive me koronavirus një turiste në Bergamo me pushime në Palermo, që dje është shtruar në spitalin Cervello për kontrolle, pasi kishte shfaqur simptoma gripi.

Lajmin e bën me dije rajoni sicilian që thotë: ’Kemi një rast që rezultoi pozitiv pas analizës së tamponit’. Personi në fjalë është vendosur në karantinë së bashku me miqtë e të afërmit e saj që kanë qenë në kontakt me të.
Ky është rasti i parë i koronavirusit në Jug të Italisë.
Negativ rastet e pare në Val d’Aosta- Për momentin nuk ekzistojnë raste me koronavirus , dhe as të dyshuar në Val d’Aosta’. Kështu komunikojnë autoritetet autonomë të Val d’Aosta pas rezultateve, të bëra natën vonë dhe pas analizave me tampona në 6 raste të dyshuara, që janë bërë në laboratorët e Milanos dhe Torinos. ’Të gjithë testet kanë rezultuar negativë’, thuhet në komunikatën për shtyp.

Emergjenca për koronavirusin menaxhohet nga Mbrojtja civile për krizat në bashkëpunim me Usl e Valle d’Aosta dhe me qendrën unike të ndihmës së shpejtë.

Loading...