Për të gjithë të prekurit nga koronavirusi që tashmë e ka epiqendrën në Evropë, ka ardhur një paralajmërim nga Franca për sa u përket medikamenteve për të kuruara simptomat që jep.
Marrja e ilaçeve anti-inflamatore, që përmbajnë ibuprofen ose kortizon “mund të jetë një faktor rëndues i infeksionit” te pacientët që janë të prekur me koronavirus. Paralajmërimin e ka bërë ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran.
“Marrja e anti-inflamatorëve (ibuprofène apo kortizon mund të jetë një faktor rëndues i infeksionit. Në rast temperature, merrni paracetamol (ndër më të zakonshmet Tachipirina dhe Acetamol, etj)” thotë Olivier Véran.
Lajmi për këtë deklaratë është bërë publik nga media prestigjioze The Guardian.