Koronavirusi në Itali – Shkon në 79 numri i të infektuareve në Itali

Ishte një e shtunë shumë e gjatë ajo që sapo kaloi në betejën kundër koronavirusit në Itali.

Lombardia dhe Veneto janë rajonet më të prekura nga sëmundja dhe megjithëse autoritetet bëjnë thirrje për qetësi, numri i të prekurve sa vjen e rritet.

Bilanci i siguruar nga mbrojtja civile flet për 79 të infektuar (përfshirë dy viktima dhe një të shëruar) në Lombardi (47), Veneto (17), Emilia Romagna (2), Lazio (dy turistët kinezë) dhe Piemonte (një rast). Deri më tani ka dy viktima.

Në Lombardi është regjistruar viktima e dytë, emri i tij është Giovanni Carminati, 77 vjeç, nga Casalpusterlengo (Lodi). Të premten në mbrëmje, 78-vjeçari Adriano Trevisan, një murator në pension, i cili ishte shtruar në spital për disa ditë, vdiq në spitalin e Schiavonas, në provincën e Padovës.

NUK GJENDET PACIENTI ZERO
Menaxheri që u kthye nga Kina më 21 janar që shkoi për darkë me 38-vjeçarin nga Codogno, i pari i infektuar në Lombardi, nuk mund të konsiderohet si pacienti zero. Kjo për shkak se nuk ka pasur kurrë virusin: “Nga testet e kryera – tha Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Pierpaolo Sileri – doli që ai nuk zhvillonte antitrupa”.

Në Torino, një 40-vjeçar, i cili punon në Cesano Boscone në Milano, u dërgua me urgjencë në spitalin Amedeo d’Aosta. Gruaja dhe dy fëmijët e tij janë gjithashtu nën vëzhgim.
Testet rezultuan negative për shokët e skuadrës me të cilët ai kishte luajtur basketboll të mërkurën. Në spitalin San Raffaele, një pacient 76-vjeçar që jeton në Sesto San Giovanni, në periferi të Milanos, është shtruar në spital prej një jave dhe ka rezultuar pozitiv.

Loading...