Në atë që normalisht do të ishte një rrugë e mbushur plotë në Wuhan, një qytet industrial me 11 milionë banorë nën kar.ntinë, tani mund të shihen vetëm pak kalimtarë dhe as ata nuk guxojnë ti afrohen atij.
Gazetarët e AFP, panë trupin mëngjesin e të enjtes, jo shumë kohë para se një mjet eme.rgjence të arrinte, me staf mjekësor dhe policë në bord, të veshur me kostume që mbrojnë gjithë trupin. Stafi mjekësor e mbuloi me një çarçaf blu.
Ambulanca largohet ndërsa policia mori qeset me ushqime për të pastruar skenën. AFP nuk ka mundur të përcaktojë se si burri, që dukej rreth të 60, ka hu.mbur jetën. Ajo ka kontaktuar me policinë dhe zyrtarët shëndetësorë, por nuk mundi të siguronte asnjë të dhënë. Por, reagimi i policisë dhe stafit mjekësor në kostumet mbrojtëse, por edhe ato të disa kalimtarëve, përforcojnë fr.ikën që ka pushtuar qytetin. Ai mund të ketë vd.ekur nga vi.rusi.
Wuhani është epiqendra e epidemisë së koronavirusit të ri, që besohet se ka kaluar tek kafshët e eg.ra në një treg në qytet, tek njerëzit. Virusi u shfaq në ditët e fundit të vitit të kaluar dhe tashmë ka marrë 213 je.të njerëzish dhe ka inf.ektuar mijëra në kinë. 159 vi.ktima janë regjistruar vetëm në Vuhan. Në total në kinë janë rreth 10 mijë raste të konfirmuara ndërsa organizata botërore e shëndetësisë, që shpalli edhe eme.rgjencën globale, thotë se janë edhe 98 raste të konfirmuara në 18 vende të tjera.