Siç dihet tani nga disa studime shkencore , pavarësisht se është një virus i frymëmarrjes, SARS-CoV-2 është i aftë të prek organe të ndryshme, përfshirë zorrën , zemrën dhe trurin .
Koronavirusi është gjetur në spermën e 15% të pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitivë, e si pasojë, kjo ndikon në prodhimin e testosteronit dhe spermës, është shprehur Shoqata Italiane e Urologjisë.
Shoqata Italiane e Urologjisë shkruan:
Nga një studim i kryer së fundmi, koronavirusi gjendet tek testikujt dhe spermatozoidët. Prania e patogjenit në spermë mund të shkaktojë një gjendje inflamatore në baza vaskulare “e cila shkakton të njëjtat simptoma si orkiti.
Orkiti është një inflamacion i testikujve që lidhet zakonisht me virusin e shytave i karakterizuar nga dhimbje dhe ënjtje të testikujve. Ekspertët thonë se këto kushte mund të vërehen edhe në një pjesë të pacientëve me COVID-19, të cilët gjithashtu kanë skuqje të skrotumit. Kjo situatë, në planin afatgjatë, mund të krijojë kushte për hipogonadizëm që ndikon në në prodhimin e testosteronit.
SIU thotë se aktualisht janë vetëm të dhëna paraprake, pasi hetimet janë ende në vazhdim dhe numri i pacientëve të përfshirë është ende i kufizuar.
Pofesori Roberto Scarpa, President i Shoqatës Italiane të Urologjisë, shtoi:
Deri më tani ka pak hetime të kryera dhe pak mostra të pacientëve , për të konstatuar praninë e virusit në lëngun seminal. Rezultatet e marra deri më tani janë gjithashtu kontradiktore. Të dhënat aktualisht të disponueshme nuk kanë një vlefshmëri shkencore objektive.
/JOQ ALBANIA