Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë publik rastin e një miku të tij që është prekur nga koronavirusi dhe e ka shfrytëzuar për të bërë thirrje për kujdes nga qytetarët, sepse virusi ekziston dhe është i rrezikshëm.
Një rimbyllje do të jetë më e rëndë se e para tha Lleshaj.
“Sot gjithë mëngjesin jam marrë me historinë e një mikut tim që nuk e besonte, por tani është në vështirësi vetë prej kësaj.
Është serioze dhe është e rëndësishme, nuk po them që të mbyllemi prapë nëpër shpia, mos e dashtë Zoti që të mbyllemi prapë por atij minimumi kujdesi duhet t’i bëjmë
që të parandalojmë një ritkhim i riizolim që do ishte mjaft më i rëndë se i pari.
Kjo lidhet ndër shumë të tjera edhe me zhvillimin e turizmit, mbajtja e vendit pastër edhe nga virusi është element i rëndësishëm për ofrimin e turistëve.
Nëse nuk mbajmë Peshkopinë e Dibrën zonë të gjelbër është një lloj rrisku për ata që do vendosin për të ardhur. Nuk niset njeri drejt një zone të kuqe“.
Sipas ministrit Lleshaj, “Dibra na prodhon më pak shqetësime, është qark i qetë, sa më të mencur të jenë njerëzit aq më pak kanë nevojë për policinë, nuk kanë nevojë t’i mësojë policia si të sillen, ka mjaft pozitive, por nevoja për të përmirësuar parametrat e rendit e sigurisë publike është e lartë“.