Familja, nga Lombardia në veri të Italisë, e cila ka pësuar numrin e dytë të infeksioneve më të lartë dhe numrin më të madh të vdekjeve deri më tani, ishin nga qyteti prodhues i verës në Voghera.
I pari që humbi jetën ishte Alfredo Bertucci, i cili ishte në moshën 86 vjeç, të premten (27 Mars). Vdekja e tij u pasua me shpejtësi të dy djemve të tij, të quajtur si Daniele 54-vjeçar dhe 46-vjeçari Claudio. Të dy thuhet se u sëmurën rreth 10 ditë më parë.
Gruaja 77-vjeçare e Alfredos, Angela Albergati, e cila u trajtua në të njëjtin spital si anëtarët e familjes së saj, vdiq sot në mëngjes.
Sipas mediave lokale, familja shfaqi të gjitha simptomat e zakonshme të Covid-19, duke përfshirë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Babai dhe dy djemtë e tij punonin si artizan të përpunimit të hekurit.
Miku i familjesh Massimo Giovanni Fasano u shpreh se “kjo është një tragjedi e vërtetë. Ishin të gjithë të fortë e të shëndetshëm”.
Antonio Riçiardi, me një agjenci funerale lokale deklaroi: “Një gjeneratë e tërë është shuar në dy javë. Nuk kemi parë ndonjëherë asgjë si kjo. Të vjen vetëm të qash”.