Kosova rrezikonte përballjen me Serbinë, FIFA e evitoi menjëherë

Shorti në Zvicër rezervoi përballje Kosovë-Serbi pasi të dyja përfaqësueset e futbollit do të ishin në të njëjtin grup.

Serbia e vazos së dytë ra në grupin A me Portugalinë, teksa kur erdhi radha e vazos së 5-të, përfaqësuesja e parë që u përzgjodh nga goglat ishte pikërisht Kosova.
Automatikisht Kosova duhet të shkonte tek grupi A me Portugalinë, Serbinë, Irlandën dhe Luksemburgun, por FIFA e evitoi.
Disa përfaqësuese nuk lejohen të luajnë kundër njëra-tjetrës në çdo kompeticion, përfshirë Kosovë-Serbi për shkak të raporteve politike dhe konflikteve të mëparshme.

Në rast se nuk do të ekzistonin këto, atëhere në grupin A do të kishte një përballje direkte Kosovë-Serbi.

Ndërkohë FIFA e tejkaloi këtë përballje duke çuar Kosovën direkt tek grupi B, teksa përfaqësuesja e dytë e zgjedhur nga goglat e vazos së 5-të, Azerbajxhani kaloi tek grupi A.

https://youtu.be/nTTMadL9sng

Loading...