Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual.
Kësaj radhe, nderkohe qe ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj, raporton Express.
Një nënë 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, është ankuar se është sulmuar seksualisht nga mjeku i këtij spitali, Numan Baliq.
Këtë e kanë konfirmuar burime të Express brenda Policisë së Kosovës.
“Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën te shtruar prej 16 ditësh. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngacmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Ajo ka thirrur sigurimin dhe policinë”, kanë thënë këto burime.
Konfrimim vjen edhe nga Prokuroria e Pejës.
“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia në raportin 24-orësh.
“SULM SEKSUAL-Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë.
Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Baliq ishte pushuar nga puna, për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë për ngacmimi seksual.