KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit Vlorë, Pelivan Malaj

Shkarkohet nga detyra prokurori i Apelit Vlorë, Pelivan Malaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli në përfundimin se prokurori kishte probleme me pasurinë.
Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat.

Në maj 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada.

Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.

Loading...