Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi sot 9 subjekte të tjera zgjedhore për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Në mbledhjen e sotme KQZ regjistroi Partinë e Reformave Demokratike Shqiptare, me kryetar Krenar Rryçin; Partinë Demokracia Sociale me kryetar Paskal Milon; Partinë Zgjidhja me kryetar Koço Kokëdhimën; Partinë e Pajtimit Kombëtar me kryetar Spartak Dobin; Partinë Socialpunëtore Shqiptare me kryetar Ramadan Ndrekën; Partinë Ligj dhe Drejtësi me kryetar Spartak Ngjelën.
Po ashtu, KQZ regjistroi si subjekt zgjedhor edhe Partinë Fryma e Re Demokratike me kryetar Bamir Topin; Partinë Aleanca Kuq e Zi me kryetare Lumturi Ratkocerin si dhe Partinë Lista e Barabartë me kryetar Ben Blushin.
Në mbledhjen e sotme u miratuan po ashtu edhe raportet e auditëve teknicienë për mbikëqyrjen e procesit të hartimit të listave të zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.