Gjashtë fëmijë në Tanzani janë v.rarë dhe iu janë hequr veshët e dhëmbët, raportojnë autoritetet.
Disa prej trupave të fëmijëve, të moshës midis 2 dhe 9 vjeç, gjithashtu iu mungonin gjymtyrët.
“Kjo ka të bëjë me besime supersticioze dhe shumë besojnë se do të marrin ndihmë me anë të magjisë,”-tha komisioneri i Qarkut Njombe, Ruth Msafiri.
Policia ka ndaluar një të dyshuar, një njeri shumë i afërt i tre fëmijëve që ishin nga e njëjta familje.
Dhjetë fëmijë janë zhdukur në Njombe që nga fillimi i dhjetorit dhe vetëm 4 prej tyre janë gjetur të gjallë.
Sipas mediave, magjistarët në vend u kanë thënë banorëve se pjesë të trupit të njeriut kanë karakteristika të veçanta që mund ti sjellin atyre pasuri dhe fat.
“Ne u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të jenë të vëmendshëm dhe tu mësojnë fëmijëve të tyre të kenë kujdes nga njerëzit që rrethohen,”-tha Msafiri.
Fëmijët u morën nga shtëpitë e tyre gjatë natës ndërsa prindërit e tyre po shisnin ushqime në treg.
(Shqiperiaime)