Kraja zbulon informacione të bujshme: Kemi realizuar përgjime në nivele të larta zyrtarësh

Për një vit të gjitha prokuroritë në vend përgjuan 3664 shtetas shqiptarë. Kjo shifër bëhet e ditur nga prokuroria e përgjithshme.

Ndërkohë gati 50 përqind e tyre i përkasin përgjimeve të SPAK.

Arben Kraja: Kemi përgjuar më shumë për çështje korrupsioni që janë zyrtarë të të gjitha niveleve, por nëse ua them ç’rëndësi ka hetimi.

Mes 1500 të përgjuarve të SPAk ka dosje të përgjimeve të tenderave, të punësimeve të paligjshme apo edhe të drogës

Me një qendër përgjimesh të vënë në dispozicion të SPAK , ranë në rrjetën e prokurorëve ish kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe disa zyrtarë të kësaj bashkie që diskutojnë nga furnizimi me karburant deri tek notat e fëmijëve.
Por çështja me e diskutueshme mbetet ajo e Rovena Vodës ish-zëvendës ministre e brendshme emri i te cilës u zbardh pas përgjimeve ndaj një grupi trafikantësh të ndjekur përmes telefonatave për dy vite me radhë, por që ish-zyrtarja u vu nën akuze për ryshfet pasi pranoi një arke me peshk dhe një telefon, ndërkohë që punësimi nuk u realizua.

Gjithashtu nga përgjimet përfundoi ne burg edhe prokurori i Kukësit Edmond Karriqi dhe prokurori i Sarandës Sali Hasa.

Për këtë vit me përgjime dhe metoda të tjera PSAK dërgoi në paraburgim ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarin e përgjithshëm Alqi Bllako dhe një sërë ish zyrtaresh te tjerë të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Loading...