‘Krenari’, Manastirliu publikon foton e veçantë nga Infektivi

Ky 28 Nëntor këtë vit është ndryshe nga vitet e kaluara për shkak të pandemisë.

Por emocioni i kësaj ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët është ndjerë edhe në spitalin Infektiv, aty ky stafi mjekësor prej disa muajsh po përballet me koronavirusin.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto ku shfaqet stafi mjekësor të cilët kanë vendosur në ballkon flamurin kuq e zi, ndërsa me duar bëjnë shqiponjën.
“Krenari”, shkruan ministrja në diçiturë.

Loading...