Krerët e 5 partive opozitare takim me Metën

Krerët e 5 partive opozitare, aleate të PD, kanë hyrë në Presidencë për një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Qëllimi i tyre është t’i kërkojnë Metës të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në takim kanë shkuar: kryetari i PR, Fatmir Mediu; kryetari i PDK, Nard Ndoka; kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kryetari i PAA, Agron Duka.

Nard Ndoka, kryetari i PDK, i pyetur dje se çfarë priste nga kjo tryezë me Presidentin, deklaroi: “Ne synojmë që është e domosdoshmë të hapet mundësia e dialogut midis palëve, që çdo parti politike apo opozita me pozitën të shprehin qëndrimet e tyre sesi e mendojnë ato zgjidhjen e krizës. Jemi në krizën më të thellë institucionale që vendi ka parë gjatë këtyre viteve të pluralizimit. Duhet ta kuptojnë një gjë të tillë.

Besoj se është momenti i një lloj reflektimi edhe nga ana e zotit Rama. Duhet të bëhet i ndërgjegjshëm se pavarësisht se është shkaktari i kësaj krize përsëri ak një obligim kushtetues për t’i dhënë zgjidhje këtij ngërçi duke e formalizuar një bashkëpunim, që sipas gjykimit tonë i takon Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës, të organizojë mundësitë që partitë politike në mënyrë institucionale të shprehen edhe përballë qytetarëve. Në fund të fundit të shprehen edhe në mënyrë publike.”

Loading...