Kreshnik Çollaku :”Dyshohet se vetë policia ka orientuar dhunën drejt derës të kryeministrisë për të justifikuar goditjen e turmës me gaz toksik”

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka bërë sot një deklaratë të fortë.

Çollaku shprehet se në protestën e 16 shkurtit një nga personat që ka goditur derën e Kryeminsitrisë ka qenë i infiltruari i policisë.

Sipas tij i infiltruari policisë ka qenë i veshur me xhup të kuq dhe shprehet se dyshohet se ka qenë policia ajo që ka orientuar dhunën në atë protestë.

Deklarata e plotë:

Sipas burimeve konfidenciale nga brenda policise na behet e ditur se ne grupin qe godiste deren e kryeministrise midis protestuesve,ne protesten e 16 shkurtit,nje individ i veshur me xhup te kuq ka qene i Infiltruar i Policise civil.

Dyshohet se vete policia ka orientuar dhunen drejt deres te kryeministrise per te justifikuar goditjen e turmes me gaz toksik.

Kerkohen foto e nje infividi me xhup te kuq qe godet deren e kryeministrise, polic civil i infiltruar.

Ftoj gazetare te pavarur e profesioniste te hetojne ne kete skandal shteteror te paprecedente.

Loading...