Kreshnik Spahiu: “Sot në qoftë se kemi një përgjigje negative Gent Cakaj të japë dorëheqejn. Të japë dorëheqjen live tani”

Mbrëmjen e djeshme në emisioni “Open” në Top Channel Kreshnik Spahiu i bëri një thirrje ministrit në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakajt nëse nuk hapen negociatat me BE-në.

“Kur të gjithë e sul.monin, unë i kam bërë një letër publike presidentit Meta ku me pika i kam kërkuar Metës të dekretojë Gent Cakaj. Sot në qoftë se kemi një përgjigje negative Gent Cakaj të japë dorëheqejn.

Të japë dorëheqjen live tani në studio. Genti jep dorëheqjen. Ti do të kthehesh përsëri në politikë. Kjo të shërben ty dhe shqiptarëve. Gent jap dorëheqjen tani live në studio. Thuaj dorëhiqem”- i kërkoi Spahiu, ministrit Cakaj.

Por ministri i Jashtëm në detyrë u shpreh se ka qenë i qartë në komunikimiet e tij publike dhe asnjëherë nuk kam marrë përsipër hapjen e negociatave.
Dje dhe sot po mblidhen liderët e 28 vendeve pjesëtare të BE-së në samitin e 17-18 tetorit, të cilët do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Jashtëm të BE u mblodhën 3 ditë më parë në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macon nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.

Loading...