Kreu Avokatisë: T’u falet dënimi të burgosurve që u kanë mbetur 2-3 vite!

Kreu Avokatisë Penale, Saimir Vishaj ka deklaruar se në këtë periudhë duhet të aplikohet një formë e aminstisë për të burgosurit që u kanë mbetur 2-3 vite.

Për këtë arsye, shprehet se Drejtoria e Burgjeve duhet t’i bëjë kërkesë presidentit Meta për falje të dënimit të disa të burgosurve.

“Kam një mesazh të qartë ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve të kategorizojë personat që janë deri në 2-3 vite. T’i drejtohen presidentit për falje. Këta persona në pamundësi për kontakt me familjen apo që rrinë 7-8 veta në dhoma. E vetmja rrugë për të dënuarit, ndërsa për të paraburgosurit t’i rivlerësohet masa e sigurisë”, tha Vishaj.

Vishaj tha se janë marrë masa të rrepta për vizitorët, por edhe për të paraburgosurit.

“Deri para 4-5 ditësh kemi pasur hyrje dalje në burgje, janë marrë masa ekstreme të kujdesur, të paraburgosur janë deri në këto momente nuk ka asnjë rast”, tha kreu i Avokatisë.

Loading...