Kreu i OBSH: Kërcënimi më i madh, nuk është vetë virusi

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënoi “ mungesën” e lidershipit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe lëshoi një apel emocional për unitet botëror teksa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në mjaft vende të globit dhe prej më shumë se 6 muajsh, është e qartë se lufta kundër sëmundjes, nuk po fitohet.

“Miqtë e mi, mos u gaboni; kërcënimi më i madh me të cilin përballemi sot nuk është virusi vetë. Është mungesa e lidershipit në nivel global dhe kombëtar”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“ Kjo është një tragjedi që na detyron të humbasim njerëz të dashur, të humbasim shumë jetë. Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemic si një botë e përçarë”, shtoi ai. Ndërhyrja e Ghebreyesus shihet si një fshikullimë për disa udhëheqës, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, qe ka ndërmarrë një beteje publike kundër OBSH-së, reagimin e të cilës ndaj sëmundjes së shpërthyer në Kinë shumë e panë si të vonuar.

Organizata vetëm tani dërgoi një ekip të saj në këtë vend për të hetuar origjinën e sëmundjes që ka vrarë 550.000 vetë në mbarë globin. Dy ekspertë të OBSH-së, specialist në shëndetin e kafshëve dhe epidemiologji, do të punojnë me shkencëtarë kinezë përgjatë këtij hetimi.

Trumpi, që ka paralajmëruar tërheqjen e vendit të tij nga organizata, konsideron se ajo anoi shumë nga Kina me udhëzimet që lëshoi në fillimin e pandemisë.

Loading...