Sipas tij, më e keqja nga kjo pandemi nuk ka ardhur ende, teksa kujtoi që në këtë moment virusi po shpërndahet me shpejtësi të madhe.
Gjatë një konference për mediat nga selia e OBSH në Gjenevë, Adhanom tha:
“Pandemia e koronavirus po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, pasi shumë vende që rihapën aktivitetet ekonomike po përballen me shtim të rasteve të prekura.
Edhe pse shumë vend enë botë kanë bërë përparim kundër Covid-10, fakti është që pandemia vetëm po përshpejtohet. Të gjithë duam që kjo të marrë fund dhe të marrë fund sa më shpejt në mënyrë që të vijojmë jetën normalisht.
Por e vërteta është se pandemia nuk është aspak pranë fundit të saj dhe më e keqja ndoshta nuk ka ardhur ende.”
Nga të dhënat zyrtare aktualisht në botë janë të infektuar me koronavirus më shumë se 10 milionë njerëz dhe kanë humbur jetën më shumë se 500 mijë persona.