Kreu i policisë del në deklaratë me maskë: 200 të kthyer nga Italia e Greqia nuk u izoluan

Drejtori i pergjithshem i policise Ardi Veliu doli ne nje deklarate per median ne lidhje me kontrollet qe policia po kryen me qellim ndalimin e shtetasve qe kane hyre nga Italia dhe nga Greqia.

Ai tha se gjate 2 oreve te fundit jane konstatuar 200 qytetare te cilet jane kthyer nga Greqia dhe Italia dhe qe nuk jane vetekarantinuar.

Duke mbajtur edhe vete nje maske ne fytyre, Ardi Veliu tha se kushdo qe shkel rregullat per ndalimin e qarkullimit do te penalizohet rende.

Ai beri me dije, sic mesoi lajmifundit.al se policia eshte pajisur me tablete ne terren qe po verifikon ne sistem te gjithe personat qe jane regjistruar ne kufi ne momentin e kthimit nga Italia dhe Greqia. Ardi Veliu tha se personat e verifikuar deri tani ne Tirane, nese rezultojne edhe ne qytete te tjera, do te kene ndeshkime dhe penalitete maksimale./lajmifundit.al

Loading...