Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, tregon si u infektua me koronavirus

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me korona virus në një lidhje të drejtpërdrejtë me News 24” ka treguar simptomat që ka ai, për shkak të korona virusit.

Brataj theksoi se më herët ka pasur tepër temperaturë, ndërsa vlerësoi se gjendja e tij po vjen e po përmirësohet. Po ashtu, Brataj ka treguar edhe simptomat që ka pasur, si një i infektuar me Covid-19.

“Pata temperaturë të lartë. Nuk pata vështirësi në frymëmarrje. Më kapi ajo intestinalja. Janë disa lloj simptomash. Temperatura shkoi deri në 39.6. Por nëse ka një temperaturë 2-3 ditë me temperaturë 37, atëherë nuk është e vështirë,. Por nëse rritet, duhet ta trajtojmë me paracetamol.

Kolla është mekanizëm mbrojtës. Kolla është një simptiomë që zhduket e fundit. Dhimbja e gjoksit mund të jetë dhe ftohje muskulare, nuk është për t’u shqetësuar.

Mushkeritë nuk kanë dhimbje, Mora antibiotikë në ditën e katërt, meqë nuk po binte temperatura. Duhet kujdes, sidomos personeli mjekësor duhet që të ketë realisht kujdes”, tha mjeku Brataj.

Loading...