Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tregon se si i ndodhi aksidenti

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, sonte ka folur për herë të parë pas aksidentit në Shqipëri.

Që në nisje të intervistës, gazetari Peka e ka pyetur Kurtin në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Kurti ka treguar edhe rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm brrylin.

‘Ishim duke udhëtuar për në Tiranë për të festuar fitoren.

Para nesh kishim një makinë policie, e cila goditi një makinë tjetër. Ne goditën makinën e policisë dhe makina pas nesh na goditi.

Gjithsesi nuk pësuam lëndime. 

Unë kam dëmtuar vetëm pak brrylin, por duke qenë se unë nuk jam njeri i brrylave kjo nuk është problem’, është shprehur Kurti në ‘Çim Peka Live’.

Loading...