Krijimi i Super Ligës, Federata Italiane merr vendimin: Përjashtohen menjëherë nga kampionati…

Krijimi i Super Ligës së re u ka hapur telashe të shumta me federatat e tyre ekipeve pjesëmarrëse në kompeticion, ku nuk ka munguar dhe presioni mbi përjashtimin nga kampionati apo nga garat e UEFA-s.

Ditën e sotme, Këshilli Federal në Itali me propozim të presidentit të federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina, votoi duke futur në fuqi ligjin anti-Super Ligë, i cili parashikon përjashtim nga kampionati të cili do ekipi që tenton të bëhet pjesë e garave të tjera private.
Në lidhje me këtë ligj të ri, foli dhe vetë Gravina i cili ua bëri të qartë të gjitha ekipeve që do të tentojn të manovra të tilla.

“Cilido ekip që ka menduar se krijimi i Super Ligës do të vlejë për të ulur vështirësitë ekonomike ka gabuar. Për momentin nuk kemi asnjë të dhënë se cili nga ekipet ka qëndruar dhe cili është larguar.

Ky rregull do të përfshihet në licencat kombëtare dhe më pas do të ngulitet në kodin e drejtësisë sportive. Nëse, brenda afatit të fundit për aplikime në kampionate kombëtare, dikush bashkohet me kampionate të tjera të një natyre private, ata janë automatikisht jashtë kampionatit”, u shpreh ashpër Gravina.

Loading...