Krijimi i SuperLigës, jep dorëheqjen Presidenti i Manchester United. Mblidhen urgjentisht 12 klubet nismëtare

Mediat angleze bëjnë me dije se pas turbullirave që shkaktoi krijimi i Super Ligës, Presidenti i Manchester United, Ed Woodward, ka dhënë dorëheqjen. Sipas “talkSPORT”, vendimi vjen pas reagimeve të ashpra nga tifozët dhe klubet e tjera ndaj krijimit të kësaj lige nga 12 klubet më të pasura.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme pritet një mbledhje urgjente e klubeve nismëtare të Superligës./Prive.al

Loading...