Krim i rëndë, 26-vjeçari vret me thikë vëllanë e tij (emrat)

Një ngjarje e rëndë është raportuar një natë më parë në fshatin Alabegi në Maqellarë, ku një i ri është qëlluar për vdekje nga vëllai i tij. Sipas policisë, Florian Tonuzi 26-vjeçar, ka qëlluar me thikë vëllanë e tij Benard Tonuzin, 23 vjeç. Ky i fundit, për shkak të plagëve të mëdha që ka marrë, ka humbur jetën në spital.

Disa informacione nga banorët e fshatit kanë treguar se 26-vjeçari ka probleme mendore. Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku pritet të zbardhet krimi.

“Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes”, njofton policia.

Loading...