Krim i rëndë në familje, djali vret brenda në banesë nënën e tij dhe më pas vëllain

Në Vignola, në provincën e Modenës, një burrë goditi për vdekje nënën e tij 88-vjeçare dhe vëllain e tij 66-vjeçar .

Dy trupat u zbuluan brenda një shtëpie në Via Torino nga policia, e cila shkoi në vendngjarje pasi fqinjët kishin ngritur alarmin, duke raportuar se kishin dëgjuar britma.

Viktimat e vrasjes së dyfishtë janë 88-vjeçarja Anna Malmusi dhe djali i saj Emore Capucci, 66 vjeç. Autori i dyshuar i krimit, i cili ruhet në spital prej mbrëmjes së djeshme nga policia, është 67-vjeçari Uber Capucci, i dërguar në spitalin Baggiovara, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Siç kanë dëshmuar fqinjët, dje rreth orës 21:30, para se policia të ndërhynte në vendngjarje dhe të gjente dy trupat, në shtëpinë e vrasjes së dyfishtë kishte ndodhur një debat i dhunshëm.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë teksa autoritet pritet të zbardhin më tej pas dëshmisë së 67-vjeçarit.

Loading...