Krim mak*abër, vjehrri vret nusen e djalit, ja arsyeja…

Një krim i rëndë brenda një familje shqiptare është regjistruar në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Pratteln të Kantonit Baselland.

Mediat zvicerane raportojnë se një 56-vjeçar nga Kosova, ka vrarë nusen e djalit, 24 vjeçe. Ai jetonte në një banesë me djalin 27-vjeçar, nusen e djalit dhe nipin 4-vjeçar. Më pas familja e re ishte zhvendosur në një banesë afër prindërve, ndërsa gjyshja vazhdonte të kujdesej për nipin.

Dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur gjatë një përleshje pasi 56-vjeçari kishte plagë në dorë. Ndërkohë, një përfaqësues i familjes ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi edhe ai ishte plagosur, në dorë”. Nuk përjashtohet mundësia që konflikti të jetë thelluar pasi djali i autorit kishte planifikuar pak kohë më parë divorcin dhe kishte marrë një avokat fshehtazi.
(BalkanWeb)

Loading...