Krim në familjen greke, babai 76-vjeçar vret të birin me armë gjahu, pas një debati

GREQI- Një ngjarje e rëndë tronditi vendin fqinj, Greqinë, mëngjesin e kësaj të hëne ku një 76-vjeçar qëlloi të birin 48-vjeç në bark me armë gjahu, duke e lënë të vdekur.

Sipas mediave vendase, ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orët 07:45, në Koropi, pas një debati të “zjarrtë” në shtëpinë e familjes greke.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi 76-vjeçarin, pasi ai i telefonoi për t’i treguar për krimin që kreu.

Viktima ishte i divorcuar dhe babai i dy fëmijëve, gjithashtu bëhet me dije se në familjen greke kishte konflikte të shpeshta.

Loading...