‘Krimet e komunizmit’/ Alimadhi: Më internuan që 4 vjeç, na therët kur ishte koha!

Deputetët e opozitës parlamentare dhe mazhoranca kanë debatuar ashpër për dy nismat që sjellin disa ndryshime në ligjin që merret me studimin e krimeve dhe pasoja të komunizmit.

Alimadhi rrëfeu se vetë ai është internuar që 4 vjeç nga komunizmi teksa mbi ballistët gjatë gjithë kohës është hedhur baltë. Ai kërkon që të vendoset historia në vend dhe të dalë e vërteta, më pas të drejtohet gishti.
ALIMADHI: Na vratë, na therrët kur e kishit kohën, na internuat, 4 vjeç mua që më shikoni këtu më internuan kriminelët në ’67. Një Alket Hyseni si mund të tundë gishtin duke na thënë kush janë kolaboracionistë. Historia le të shkojë në vend. Ne kemi qenë tradhtarët, por na keni bërë pjesën më të përçmuar, jemi bërë bajga. Le të dalë e vërteta, pastaj na nxirrni gishtin.

Nga ana tjetër Alket Hyseni thotë se janë socialistët që duan të dëmshpërblejnë ata që kanë vuajtur prej komunizmit,teksa shton se historinë nuk e bëjnë humbësit.

Më tej ai thotë se në Kuvend ka përfaqësues të kolaboracionistëve.

ALKET HYSENI: Fjalët e mia s’mund t’i transformojë askush. Bëra një dallim, mes atyre që kanë vuajtur prej bindjeve politike, mendimit ndryshe. Qoftë për ata që nuk mund të arsimoheshin, s’mund të kishin një jetesë normale, punësim normal. Aq më tepër ata të internuar. Duhet të tregojmë respekt dhe të reagojmë me dëmshpërblim. Po e bëjmë ne socialistët, jo ata që duan t’i marrim votat. Duan t’i japim dëmshpërblimin fizik.
Nga ana tjetër, unë s’tregoja askënd, këtu ka vetëm përfaqësues të kolaboracionistëve. Historia nuk bëhet nga humbësit. Rëndësi ka që të vish në kahun e duhur të historisë.

KUJTIM GJUZI: Ne kemi ardhur këtu, pasi janë larguar disa anëtar të komunizmit, spiunë, që kanë vrarë njerëz. Do i bëj ftesë kolegut që tha unë përfaqësoj Sarandën, që herë tjetër me shenjat fizike të jetë i kujdesshëm.

Loading...