Krimet e luftës në Kosovë, Albin kurti: Drejtësi për viktimat

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në fjalën e tij, Kurti tha se duhet të veprojnë me kujdes pasi nuk mund të gabojnë.
“Nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe, nuk kemi mundësinë të eksperimentojmë e të dështojmë me eksperimentet tona, për këtë arsye është thelbësore që të bashkojmë forcat dhe të përkrahim njeri-tjetrin, të gjithë. Qëllimi i të gjithë neve është i përbashkët dhe ka të bëjë me institucionalizimin dhe me mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive”, u shpreh Kurti, duke theksuar se paqja kërkon drejtësi por edhe rehabilitim.

Loading...