Krimi i paralajmëruar në Fier, 61 vjeçari ia kishte thënë troç djalit, dëshmia ‘tronditëse’ e kunatës

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Vidhistë të Roskovecit, ku një 61-vjeçar i identifikuar si Xhevair Hoxha vrau nusen e djalit, 30 vjeçe.
Se vjehrri jetonte prej disa kohësh me djalin dhe bashkëjetuesen e tij në një shtëpi. 30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.

Kunata e Xhevair Hoxhës tha se autori i krimit e kishte paralajmëruar djalin e tij se do ta vriste së bashku me bashkëjetuesen e tij.

“I thoshte mos e merr për shtëpi por ai nuk e dëgjonte djali. I kishte thënë gjithmonë djalit unë do të vras edhe ty edhe atë dhe do vritem vetë. Ajo ishte e martuar kishte fëmijë por nuk e donte atë dhe mori këtë. Si familje ishin në rregull, normalisht punonin”, tha kunata e 61 vjeçarit që kreu krimin.

“Ajo ka dy vite që jetonte këtu, ka ardhur nga një fshat tjetër. Grindje nuk e di a kishte grindje por si njerëz ishin shumë punëtor. Ai punonte dhe fitonte, ne na vjen keq se i kishim fshatarin tonë. Nuk e di si janë rrethanat.

Loading...